Deputeti i Listës Serbe Igor Simiq, në deklarimin e tij pas seancës konstituive ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar.
“Sot nuk ka përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit dhe mos lejoni të ju gënjejnë”, ka theksuar ai.
Simiqi ka thënë se “është shkelur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, si edhe Kushtetuta dhe Rregullorja”, teksa ka paralajmëruar se do të ankohet.
Nëntë deputetët e Listës Serbe, të premten kanë dështuar që të marrin votat e mjaftueshme për t’u bërë nënkryetar të Kuvendit.
Pas kësaj me shumicë votash nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb është zgjedhur deputeti Nenad Rashiq.