Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje.
Sipas Policisë, rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Deçan, Gjakovë dhe Malishevë.
Prishtinë 27.04.2022-07:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën është në lidhje bashkëjetese. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Deçan 27.04.2022-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy prindërve të tij. I dyshuari vuan nga një sëmundje psikike dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë, 27.04.2022-17:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovar. I dyshuari vuan nga një sëmundje psikike dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë, 27.04.2022-18:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës se tij viktimës femër kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.