Nga e premtja e 24 shtatorit e deri të enjten më 30 të po këtij muaji, Inspektorët sanitarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë shqiptuar 24 gjoba për persona fizik dhe 39 për persona juridik.
Kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
Ai ka treguar se në këtë periudhë kur janë shqiptuar gjobat, nga inspektorët janë realizuar 3528 inspektime.
“Nga 24.09.2021 deri me datë 30.09.2021 nga inspektorati sanitar i AUV-së ka realizuar 3528 inspektime për shkelje janë shqiptuar 24 gjoba për persona fizik dhe 39 gjoba për persona juridik. Shifra qe tregojnë për një vazhdimësi të zbatueshmerisë se masave”, ka thënë ai për Front Online.
Ai ka thënë se mbikëqyrje më e rreptë i është bërë sektorit të gastronomisë.
“Për ndalimin e grumbullimit të njerëzve mbi numrin e lejuar gjithmonë duke plotësuar kushtet e vendimit, ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe higjienën e hapësirave të cilat kanë shërbyer për qytetar respektimin e orarit të punës, mos lejimin e tejkalimit në hapësira të mbyllura. Mbikëqyrje me e rreptë i është bërë sektorit të gastronomisë, vlerësuar si pik kritike kontrolli, hapësira ku kontakti mes njerëzve është me i afërt”, ka thënë tutje ai për Front Online.
Kontrollet zyrtare të inspektorëve të AUV-it bëhen në koordinim me Policinë e Kosovës.