Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Patrullat e policisë rajonale, në veçanti patrullat e NJRKRR-së, përveç se me uniformë, janë angazhuar edhe me automjete dhe rroba civile në lëvizje nëpër lokacione të ndryshme, në identifikimin e shoferëve të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.
“Në kuadër të këtij aksioni policia gjatë muajit nëntor 2021 ka shqiptuar 4468 gjoba, prej tyre:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 650 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 818 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 529 gjoba
Kalimi i afatatit të regjistrimit , 187 gjoba
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 109 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 105 gjoba
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 78 gjoba
Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 9 gjoba
Mjetet pjesëmarrëse pa sinjalizim të duhur ndriçues, 8 gjoba
Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit 6 gjoba
Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit , 5 gjoba dhe
Kundërvajtje tjera,bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor,1964 gjoba”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, përfundon njoftimi.
/Gazeta Enigma/