Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është takuar sipërmarrësen Fahrije Hotin.
Çitaku tha se Hoti dhe gratë si ajo, kanë bërë që Krusha të mos jetë vetëm simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri, por edhe simbol i rilindjes.
“Gjithmonë frymëzuese me e taku Fahrijen. Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha nuk është vetëm simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri. Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha u bë edhe simbol i rilindjes”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Fahrije Hoti është themeluesja e ndërmarrjes “Krusha”, në të cilën janë të punësuara pesëdhjetë gra, shumica e të cilave kanë mbetur të veja nga lufta e fundit në Kosovë. Ka qenë gjithashtu themeluese e organizatës së personave të zhdukur “Shoqata gratë e veja”.
Fahrije Hoti është nënë e dy fëmijëve dhe njëra nga 200 gratë e Krushës së Madhe që humbën bashkëshortët, djemtë ose të dy bashkë gjatë luftës së fundit.