Për shkak të incidenteve ndeshja Manchester-Liverpool ende nuk ka filluar

Për shkak të  incidenteve ndeshja Manchester-Liverpool ende nuk ka filluar

Tifozët e Manchester Unitedit kanë hyrë në fushën e stadiumit Old Trafford në shenjë proteste duke kërkuar largimin e pronarëve të klubit.

 Policia ka larguar tifozët nga stadiumi.

Për shkak të incidenteve ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Liverpolit ende nuk ka filluar.

Këto incidente janë komentuar edhe në rrjete sociale si shenjë e pakënaqësisë e tifozëve ndaj pronarit të klubit të Manchesterit i cili kishte vendosur që t’i bashkëngjitej të ashtuquajturës Superliga Evropiane.

Në Superligën Evropiane ishte paraparë që t’i bashkëngjitet edhe Real Madridi dhe klubet tjera të fuqishme por kishte dështuar pasi UEFA dhe FIFA i kishin paralajmëruar lojtaret se do të ndëshkoheshin me dënime të rënda nëse i bashkëngjiten një lige paralele siç ishte Superliga Evropiane.

Në fund klubet ishin tërhequr nga ideja e tyre.

Related Articles