Zëra nga Shqipëria: Vlora Çitaku pritet të emërohet Ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë “Rama 3”

Zëra nga Shqipëria: Vlora Çitaku pritet të emërohet Ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë “Rama 3”

Partia Socialiste e Shqipërisë në krye me Edi Ramën dolën fitues nga zgjedhjet e 25 prillit. Rama ende nuk ka zbuluar kabinetin e tij që do ta ketë në mandatin e 3-të si kryeministër.

Gazetari i njohur nga Shqipëria, Çim Peka, ka shkruar se Vlora Çitaku pritet të jetë Ministre e Punëve të Jashtme në kabinetin “Rama 3”, dhe se sipas tij,

Kryeministri Rama po tenton të minojë pozitën e kryeministrit te Kosovës, Albin Kurtit, e për ta bërë një gjë të tillë, duhet ta ketë ndihmë nga Kosova.

“Askush nuk mund ta luajë këtë rol më mirë se Vlora Çitaku. Njeriu më i afërt i Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, ajo pritet të emërohet Ministre e Jashtme në Kabinetin Rama 3″, ka shkruar Peka.

Kujtomë që Vlora Çitaku ka qenë ambasadore e Kosovës në Uashington, mandati i së cilës në këtë institucion ka skaduar kohë më parë.

Related Articles