Për shkak të skandaleve gjyqtari shqiptar mbeti pa stemën e FIFA-s, tani analizon rastet në Kosovë

Për shkak të skandaleve gjyqtari shqiptar mbeti pa stemën e FIFA-s, tani analizon rastet në Kosovë

Është zhvilluar dje derbi më i zjarrtë në Kosovë mes SC Gjilanit dhe FC Dritës.

Ky ballafaqim u mbyll me rezultatin e barabartë, 1-1. Golin e epërsisë e realizoi mesfushori i Dritës, Ron Broja.

Kurse, golin e barazimit për Gjilanin e shënoi Mevlan Zeka nga penalltia, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo penallti e dhënë është përfolur jashtëzakonisht shumë pas ndeshjes, pasi që Drita pretendojnë se nuk kishte të bëjë me penallti. Ish-gjyqtari shqiptar i UEFA-s dhe FIFA-s, Lorenc Jemini, ka thënë se nuk do të duhej të akordohej penallti në të mirë të Gjilanit.

‘’Për mendimin tim nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh por mendoj që është faull për mbrojtjen në fillim sepse lojtari sulmues e shtyn dhe në qoftëse nuk e ka vënë faull për mbrojtjen nuk mendoj sërish se është penallti se në momentin kur topi bie në dorë i bie në bërryl eksaksisht,’’ tha ai në një prononcim për RTV Dukagjini.

Por, kush është Lorenc Jemini?

Gjyqtari nga Shqipëria, Lorenc Jemini, në vitin 2017 jo vetëm që ishte pezulluar, por nga ajo kohe ka mbetur pa stemën e FIFA-s. Ata ishin pezulluar pa afat nga Komisioni Tekniko-Gjykues në FSHF. /Gazeta Enigma/

Related Articles