“Për ta ruajtur dinjitetin e Kuvendit do të votojë kundër”, Konjufca se mbështet propozimin e VV-së

“Për ta ruajtur dinjitetin e Kuvendit do të votojë kundër”, Konjufca se mbështet propozimin e VV-së

Mimoza Kusari-Lila, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar që në rend dite të futet mocioni procedural për shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ajo ka kërkuar që kjo çështje të futet sot në rend dite.

“Si pikë e 6 e rendit të ditës e seancës plenare të renditet votimi i rekomandimit të komisionit për Legjislacion, Imunitete…për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, ka thënë ajo.

Kundër kësaj kërkese doli kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai tha do të votojë kundër për shkak se kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Edhe mocioni i javës së kaluar edhe ky mocion është në shpërputhje me rregulloren dhe këta po kontestojnë që është urgjencë shkarkimi. Për me i trajtu palët e barabarta unë po e qes në votim, por unë do të votojë kundër, për arsye se mendoj që si kryetar i Kuvendit është kundër Rregullores së Kuvendit”, ka thënë ai. “Për me rujt dinjitetin e Kuvendit unë do të votojë kundër kësaj është gabim”, tha Konjufca.

Related Articles