Për të shmangur incidente, stadiumi mbulohet plotësisht me rrjetë nga FSHF

Për të shmangur incidente, stadiumi mbulohet plotësisht me rrjetë nga FSHF

Pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë për Kupën e Botës 2026, tifozët kanë nisur të hyjnë në stadiumin “Air Albania”.

Megjithatë, shikimi i ndeshjes pritet të jetë i vështirë për shkak të rrjetave që mbulojnë të gjithë tribunat.

Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo incident dhe hedhje objektesh në fushë.

Ndeshja fillon në orën 20:45 dhe pritet të jetë shumë e tensionuar.

Related Articles