Përballja e “gjigantëve” të botës

Përballja e “gjigantëve” të botës

Dy njerëzit më të famshëm në fushën e “bodybuildingut”,Martyn Ford, dhe iraniani i njohur si “Hulku”, Sajad Gahrib, do të ballafaqohen më 2 prill, në “O2 arena” të Londrës. Ky meç boksi i jep mundësin “Hulkut” për revansh pasi pësoi humbje në duelin e mëhershëm.

Asnjëri nga ta nuk ka eksperiencë në artet marciale të përziera, por që të dy janë adhurues të palestrës dhe duken të “frikshëm”. Kjo dyshe u takua në Dubai dhe iraniani e pësoi më keq.

Fordi e qëlloi fort në gjoks dhe e rrëzoi në tokë. Ford dhe Gharibi do të luftojnë në katër raunde me nga dy minuta. Iraniani peshon 176 kilogramë, 26 më shumë se Fordi, i cili është 20 centimetra më i gjatë se rivali i tij. /GazetaEnigma/

Related Articles