Kombëtarja e Shqipërisë do rinisë këtë të hënë përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2024.
Ajo do të përballet me Italinë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e Dortmundit me datë 15 qershor, në ora 21:00.
Pas një dite pushim, kuqezinjtë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau.
Departamenti i Komunikimit në FSHF kanë bërë të ditur se seanca e parë e të hënës do të nisë në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur 15 minutat e para për median, ndërsa seanca e dytë do të startojë në ora 17:00 dhe do të jetë gjithashtu e hapur për median.
Gjithashtu, sot do të zhvillohet edhe një konferencë për media me një nga futbollistët e kombëtares shqiptare. /Gazeta Enigma
Përballja me Italinë, kuqezinjtë nisin sot stërvitjet intensive
