Përditësohen të dhënat, te Dheu i Bardhë pritje deri në një orë

Përditësohen të dhënat, te Dheu i Bardhë pritje deri në një orë

Sipas të dhënave më të fundit, në disa pika kalimi nuk ka kolona të mëdha dhe pritjet janë relativisht të shkurtra, raporton Gazeta “Enigma”.

Në pikëkalimin kufitar, Dheu i Bardhë pritja për hyrje është 60 minuta, ndërsa për dalje 25 minuta. Kolona për hyrje është rreth 250 metra dhe për dalje 100 metra.

Ndërsa në Jarinje pritja për hyrje është 25-30 minuta dhe për dalje 5 minuta. Kolona për hyrje është 200 metra, ndërsa për dalje nuk ka kolona.

Derisa, në Merdarë pritja për hyrje dhe dalje është 5-10 minuta, pa kolona të dukshme.

Related Articles