Karim Benzema fitoi dje Topin e Artë, duke u bërë kështu futbollisti më i mirë në botë në vitin 2022.
Pas këtij triumfi, skuadra e Real Madridit duhet të paguajë një bonus tek skuadra e Lyonit, ku ishte më parë Karim Benzema.
Pra, kur në vitin 2009. Lyon e shiti Karim Benzeman te Real Madridi, presidenti i ekipit francez, Jean-Michel Aulas u sigurua me një bonus në rast se francezi do të fitonte Topin e Artë.
Kjo ndodhi 13 vjet më vonë, kështu që sipas L’Equipe, Real Madridi do t’i duhet t’i paguajë klubit francez një shumë prej një milion eurosh.
Benzema filloi të stërvitet në Lyon, ku fitoi edhe afirmimin si lojtar, pas së cilës pasoi një transferim te Real Madridi me vlerë 35 milionë euro.
Ndërkohë, ai u bë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Realit dhe Topi i Artë është kurora e një karriere të shkëlqyer që ende nuk ka fund, pavarësisht se Benzema është 35 vjeçar.