Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka analizuar triumfin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, si dhe ka siguruar tifozët se Kylian Mbappe tani është i harruar.
Mbappe zgjodhi të qëndronte me Paris Saint-Germain, pavarësisht se pati deklaruar se donte të luante për Los Blancos.
Në finalen e Champions League të së shtunës, Vinicius Jr shënoi golin e fitores, duke treguar se tashmë ka shpresë për të ardhmen në skuadrën e Real Madridit.
“Jam i qetë dhe i lumtur, të gjithë kemi punuar shumë gjatë gjithë sezonit për të arritur një situatë si kjo në të cilën jemi”, tha Perez për Movistar+.
“ Real Madridi do të vazhdojë gjithmonë të punojë për të pasur lojtarët më të mirë, por sot Mbappe tashmë është harruar. Asgjë nuk ka ndodhur, Real Madrid ka pasur një sezon perfekt dhe kjo është një çështje e harruar, ka vetëm një festë të Real Madridit”, u shpreh ai.