Perez rizgjidhet president i klubit të Real Madridit

Perez rizgjidhet president i klubit të Real Madridit

Florentino Perez është rizgjedhur president i Real Madridit. I pari i klubit spanjoll nuk kishte asnjë kundërkandidat dhe me vota unanime është rizgjedhur kryetar i klubit.

70 vjeçari fitoi garën pa asnjë kundër kandidat. Perez për herë të parë kishte qenë president i Real Madridit gjatë viteve, 2000-2006, periudhe në të cilën madrilenët nënshkruan me Luis Figo, David Beckham dhe brazilianin, Ronaldo.

Perez do të jetë në krye të klubit mbretëror deri në vitin 2025. Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e skuadrës spanjolle.

“Florentino Perez është rizgjedhur president i klubit deri në vitin 2025”, thuhet në njoftimin madrilenëve. Për Perezin ky do të jetë mandati i gjashtë si president i Real Madridit. Nën udhëheqjen e Perezit, Real Madridi ka fituar 47 trofe.

Related Articles