Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është shprehur i nervozuar me deklaratën e kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, e cila kritikoi Serbinë për marrëveshjen me Moskën.
Ai i kërkoi Gërvallës që “të mos filozofojë”.
“I kërkojmë zonjës Gërvalla që të përpiqet të mos filozofojë. Nuk ishte një përpjekje e suksesshme. Siç duket, çdo gjë po bëhet me shtytjen e Moskës siç po thuhet, faleminderit që na keni dhënë kaq shumë të drejtë”, u shpreh ai.
Madje ai foli “zi e terr” për Kosovën në fjalimin e tij.
“Kosova mbetet vatër e krimeve dhe vazhdon të kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon. Procesi i shkeljes së drejtave të serbëve ka filluar në vitin 1999 dhe kemi qenë dëshmitarë të një spastrimi etnik. Pas 20 e ca viteve numri i serbëve në jug të Ibrit është zgoëluar dukshëm”, tha ai.
Përveç kësaj, përfaqësuesi rus shkoi edhe më larg duke thënë se Kosova nuk ka qëllime paqësore pasi që vazhdimisht po armatoset dhe po shton fondet për ushtrinë.