Sport Club “Gjilani” është duke u përgatitur maksimalisht për garat evropiane, por edhe për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.
“Kuqebardhët” sot kanë prezantuar në radhët e veta qendërmbrojtësin, Besart Krivanjeva.
Krivanjeva është transferuar te SC Gjilani nga aventura 1-vjecare që kishte më KF Egnatian.
“Falënderojë drejtuesit dhe stafin teknik për besimin që patën ndaj meje. Po ashtu edhe bashkëlojtarët për mikpritjen e ngrohtë, e cila më bën të ndihem sikurse në shtëpi”, tha Krivanjeva për faqen zyrtare të klubit.
“Jam bashku një projekti, i cili është ambicioz dhe me synime të mëdha. Premtoj që do jap gjithçka nga vetja që klubi t’i arrijë synimet e veta. Ndeshjet e Evropës janë objektivi ynë primar, pastaj radhën do ta ketë kampionati, pasi që kemi çfarë të ofrojmë”, përfundoi futbollisti më i ri i Gjilanit.
/Gazeta Enigma/