Në fshatin Novosellë e Ulët në Gjakovë është përfshirë nga zjarri një hektar fushë dhe 50 fidanë arrë.
Policia ka bërë të ditur se rrethanat janë ende të panjohura.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.
Ndërsa, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Sipas Policisë, rasti vazhdon të hetohet.