Përfshihet nga flakët një autobus në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik

Përfshihet nga flakët një autobus në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik

Të martën, një autobus me targa të huaja është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, ndërsa nuk ka të lënduar, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e konfirmoi për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli njoftoi se pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit kanë arritur të dalin jashtë dhe nuk ka të lënduar.

“Sot rreth 09:30 një autobus me targa të huaja i cili po qarkullonte nga Hani Elezit në drejtim Kaçanikut posa arrin tek vendi ‘Kulla me qeshmë’ për shkaqe tani për tani të panjohura, përfshihet nga flaka. Pas kësaj ndalon skaj rrugës dhe të gjithë pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit arrijnë të dalin jashtë dhe nuk ka asnjë të lënduar”, theksoi ai/Gazeta Enigma.

Related Articles