Është përshirë nga zjarri një banesë në Skenderaj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Sahiti, ku tha se nuk është raportuar për persona të lënduar.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Rreth orës 03:00, është raportuar për një incident zjarri i ndodhur në një banesë në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladroci” në Skenderaj. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin një person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka thënë Sahiti.