Një ndërtesë kolektive në qytetin e Pejës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e problemeve shëndetësore nga tymi i madh.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një zjarr ne një banesë. Katër persona si pasoje e tymit kane marre ndihme mjekësore, me pas janë liruar”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se banorët, urgjenca dhe zjarrfikësit janë mobilizuar.