Policia e Kosovës ka njoftuar se një objekt është përfshirë nga zjarri në fshatin Peran të Podujevës.
Sipas raportit të policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:10.
“Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura një objekt është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse me ç’rast janë evakuuar disa persona dhe zjarri është shuar nga zjarrfikësit”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.