Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Terstenik të Vitisë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Terstenik të Vitisë

Një shtëpi në fshatin Terstenik të Vitisë është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rryma.

Përveç, dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Është raportuar se është përfshi nga zjarri një shtëpi e cila dyshohet se është shkaktuar nga rryma. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore, një ekip i KEDS-it eksperti i zjarreve si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Related Articles