Para rreth dy orësh, kanë përfunduar dy bastisje në Komunën e Zveçanit, kontrolle këto që janë bërë lidhur me ngjarjet e fundit në Banjskë.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Sipas tij nuk ka ndonjë person të arrestuar.
Rikujtojmë se më 24 shtator u sulmua Policia e Kosovës në Banjsk) nga një grup terrorist serb në krye me ish nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ku si pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku.