Përfundojnë kërkimet në ndërtesën e shembur në Majami

Përfundojnë kërkimet në ndërtesën e shembur në Majami

Zjarrfikësit kanë thënë se ka përfunduar kërkimi i tyre për trupa të njerëzve nën rrënojat e ndërtesës që është shembur në Florida, por një viktimë ka mbetur akoma e pagjetur.

Të paktën 97 njerëz janë vrarë kur ndërtesa 12 katëshe, Champlain Towers South, u shemb në orët e para të mëngjesit më 24 qershor.

Trupi i 54-vjeçares, Estelle Hedaya, ende nuk është identifikuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Familja e saj ka deklaruar se përfundimi zyrtar i kërkimit, i ka lënë ata të ndjehen të pafuqishëm dhe të shqetësuar se ajo do të harrohet.

Askush nuk është larguar i gjallë nga rrënojat që nga orët e para prej kur ka ndodhur ngjarja. Ekipet e shpëtimit kanë thyer më shumë se 13,000 tonë beton për të nxjerr viktimat.

Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe zjarrfikësit janë falënderuar nga zyrtarët për punën që kanë bërë.

Related Articles