Përfundojnë matjet zyrtare, boksierët shqiptarë të gatshëm për spektakël në “Hazrolli Profi-Box Gala”

Përfundojnë matjet zyrtare, boksierët shqiptarë të gatshëm për spektakël në “Hazrolli Profi-Box Gala”

Kanë përfunduar të gjitha matjet zyrtare të boksierëve në organizimin madhor të “Hazrolli Profi-Box Gala” në Mynih të Gjermanisë.

Dy boksierë shqiptarë do të luftojnë nesër (e shtunë), Shefat Isufi dhe Jurgen Uldedaj.

Shefat Isufi do të përballet me kundërshtarin e tij nga Letonia, Ralfs Vilcans.

Peshat zyrtare të dy boksierëve të lartëcekur janë: Shefat Isufi  79 kg dhe Ralfs Vilcans 79 kg.

Boksieri tjetër shqiptar që do të boksojë nesër në Mynih të Gjermanisë është Jurgen Uldedaj, e që si kundërshtar do ta ketë, Damir Beljo me nacionalitet boshnjak.

Peshat zyrtare të dy boksierëve të lartëcekur janë: Jurgen Uldedaj 90 kg dhe Damir Beljo 90 kg.

Kujtojmë që do të ketë edhe 6 meçe të tjera që do të zhvillohen ditën e nesërme.

Related Articles