Ka përfunduar pa sukses aksioni për gjetjen e trupit të Mirjeta Zeka-Shabani, e cila është raportuar e zhdukur që nga 31 marsi i vitit 2019.
Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë bërë kërkime në lumin Sitnica, por nuk kanë arritur të gjejnë asgjë.
Mirjeta Zeka Shabani u zhduk në ditën e fundit të qëndrimit të saj në Kosovë, pasi ajo jetonte në Gjermani.
Që nga ajo kohë, dyshimet për zhdukjen e saj janë përqendruar tek burri i saj.
Kërkime janë bërë edhe në tetor të vitit të kaluar, pasi që dyshohej se trupi i saj gjendet afër lumit Ibër, por që nuk është hasur në vend-ndodhjen e viktimës.