Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës, ja rezultatet

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës, ja rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Në Gjilan, Prishtina dhe Drita shkuan në pushim me barazimin pa gola 0-0.

Rast të mirë në këtë pjesë të parë kishte Drita me anë të Astrit Thaqit e Blerim Krasniqit, por goditjet e tyre ishte e pasakta.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani shkoi në pushim me avantazhin minimal ndaj Suharekës.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë e realizoi mbrojtësi Gentrit Halili.

Rezultati i përgjithshëm në këtë duel momentalisht është 2-0 në favor të Ballkanit.

Related Articles