Përfundon aksioni në komunën e Shtërpcës (VIDEO)

Përfundon aksioni në komunën e Shtërpcës (VIDEO)

Ka përfunduar aksioni i nisur në orët e para të mëngjesit nga Policia e Kosovës përkatësisht njësia e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kundër korrupsionit me ndërtimet pa leje në Brezovicë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj për këtë aksion me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë arrestuar 10 persona.

Në mesin e të arrestuarve ishe edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronarë të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjatë këtij aksioni pati bastisje dhe sekuestime të provave./Gazeta Enigma/

Related Articles