Prokurori i rastit, Rasim Maloku, ka konfirmuar se aksioni i sotëm policor në katër lokacione në komunë të Shtërpcës tashmë ka përfunduar.
Maloku këtë e ka bërë të ditur përmes telefonit.
Lokacionet ku është zhvilluar aksioni janë tek objekti i strukturave paralele, në një shkollë në këtë komunë, një pikë postare dhe në objektin e radio Herc.
Gjatë aksionit të sotëm për largim të kamerave të sigurisë të strukturave ilegale janë sekuestruar edhe pajisje, material e dokumentacione.
Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është theksuar se janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme në Shtërpcë.
“Operacioni po zhvillohet në katër lokacione ne objektin e strukturave ilegale në TV Herc dhe në një shkollë edhe tek vendet ku janë të vendosura kamerat e sigurisë ku i kanë vendosur strukturat paralele. Janë sekuestruar të gjitha materialet dhe pajisjet dhe në një shkollë është gjetur një pajisje për monitorim të sigurisë nga strukturat ilegale tash për tash të arrestuar nuk do të ketë meqë drejtori i Tv herc është në arrati, drejtori i shkollës do të thirret për intervistim kurse ish-kryetari i komunës është në paraburgim”, tha prokurori Rasim Maloku gjatë ditës.