Në Bruksel ka përfunduar edhe raundi i dytë i takimit trelateral në mes të kryeministri të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe ndërmjetësuesve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Vuçiq do të vazhdojë të qëndrojë në Bruksel edhe pas përfundimit të takimit.
“Menduam se do të ishte e mundshme për të arritur kompromis. Askush nga delegacioni i Serbisë nuk do të flasë. Është me rëndësi që ne luftuam për paqe, stabilitet dhe zgjidhje kompromisi”, është shprehur ai, raporton Euronews Serbia.
Sipas Petkoviq, Vuciq, të premten do të mbajë “një fjalim tepër të rëndësishëm nga Beogradi”.