Përfundon greva e transportuesve nga Podujeva

Përfundon greva e transportuesve nga Podujeva

Pas shtatë ditëve, transportuesit nga Podujeva i kanë dhënë fund grevës pasi kanë arritur marrëveshje me Komunën e Prishtinës.

Pasditen e së mërkurës, autobusët që po qëndronin para objektit të vjetër të Komunës janë parë duke u larguar.

Sipas marrëveshjes, autobusët nga Podujeva do të vijnë deri te “Xhamia e Llapit” dhe do të kalojnë nga rruga “Zagrebi” për në Stacion të Autobusëve.

Gjithashtu, do t’i paguajnë gjobat e marra nga Policia për parkimin e autobusëve para Komunës. 

Transportuesit nga Podujeva hynë në grevë pasi kundërshtuan vendimin e Komunës së Prishtinës që ndalon futjen e autobusëve ndërurbanë brenda qytetit.

Të martën pati një takim me një grup punues, të formuar nga Komuna e Prishtinës, për zgjidhjen e mospajtimeve.

Transportuesit nga Podujeva nuk u pajtuan as me vendimin e fundit të Komunës së Prishtinës, që e parasheh përfshirjen falas të biletës gjithëditore për transportin urban në biletën ndërurbane te qytetarët që udhëtojnë nga qytetet e tjera për në Prishtinë përmes Stacionit të Autobusëve. 

Related Articles