Në këto momente, raportohet se operacioni ndaj policit të plagosur mbrëmë në veri të vendit, ka përfunduar.
Sipas informatave nga QKUK-ja të siguruara nga Klan Kosova, operacioni ka qenë i suksesshëm.
Kujtojmë se polici ka mbërritur në QKUK sot në orën 8:30, pasi fillimisht është trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
“Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. Pacienti është spitalizuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale”, tha Qyqalla.
Ndërkaq, Klan Kosova mori vesh se i njëjti ka pasur të operohet nesër, mirëpo ekipa mjekësore ka konsideruar se i njëjti do të operohet sot.
Gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë, përkundër faktit se u plagos me dy plumba.