Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë

Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë

Procesi i numërimit të votave në Komunën e Fushë Kosovës ka përfunduar plotësisht, sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja.

Në garën për kryetar komune, në krye renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, me 45.12% të votave, ndërsa pas tij vjen kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, me 36.62%.

Të dy pritet të përballen në raundin e balotazhit,

Nga rezultatet për Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës, kandidatët më të votuar janë këta:

Nga Lëvizja Vetëvendosje prin Shpend Bardiqi me 6,719 vota, i ndjekur nga Festim Pllana me 535 vota, Durim Hajra me 527 vota, Daut Krasniqi me 453 vota dhe Kushtrim Mirena me 412 vota.

Në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më e votuara është Mirlinda Krasniqi me 5,755 vota, pasuar nga Afrim Dumani me 549 vota, Laureat Gojnovci me 495 vota, Jetmir Berisha me 306 vota, Burim Berisha me 289 vota dhe Ali Topalli.

Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës, më shumë vota ka marrë Rrahim Tërnava me 3,957 vota, i ndjekur nga Valon Murseli me 425 vota, Aida Alimi me 290 vota, Ermal Dumani me 297 vota dhe Migjen Kolshi me 240 vota. 

Related Articles