Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Lipjanit.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 11:55, kryetari aktual i kësaj komune, Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka siguruar edhe një mandat për të udhëhequr Lipjanin.
Ahmeti ka fituar 15,027 vota, që përfaqësojnë 51.15% të votave të vlefshme.
Kundërkandidati i tij, Shukri Buja, ka marrë 8,954 vota apo 30.48%, ndërsa kandidati tjetër, Ilir Qeriqi, ka siguruar 4,597 vota, që përbëjnë 15.67% të rezultatit përfundimtar.