Përfundon numërimi i votave për Kuvendin e Junikut, këta janë më të votuarit e tri partive të para

Përfundon numërimi i votave për Kuvendin e Junikut, këta janë më të votuarit e tri partive të para

Në komunën e Junikut ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për Asamblenë Komunale.

Sipas rezultateve, partia më e votuar është Lidhja Demokratike e Kosovës me 38.63% të votave, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 38.26%, ndërsa në vendin e tretë renditet Lëvizja Vetëvendosje me 18.83%.

Në garën për kryetar të komunës, Ruzhdi Shehu, i cili do të përballet në balotazh me kandidatin e AAK-së, ka marrë 921 vota si bartës i listës, ndërsa pas tij janë Shpejtim Gacaferri me 90 vota dhe Floris Miroci me 83 vota.

Tre më të votuarit e AAK-së për Kuvendin e Junikut janë: Leonard Llolluni me 912 vota, i pasuar nga Burim Kuçi 11 vota dje Ajshe Gacaferri me 104 vota.


I pari te Vetëvendosa ka dalë Jetmir Tofaj që ka garuar dhe për kryetar dhe ka qenë bartës i listës, me 449 vota pasi çdo votë për subjektin politik i atribuohet automatikisht edhe bartësit.

I dyti Lulzim Gacaferri me 112 vota dhe Elsa Hima me 66 vota.

Related Articles