Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së dytë mes Differdange dhe Dritës në play-off të Conference League.
“Intelektualët” në 45 minutat e para e kanë epërsinë numerike në fushë, pasi në minutën e 3-të u përjashtua me të kuq Buch i skuadrës vendase.
Drita e pati një shans të mirë për të kaluar në epërsi në minutën e 26-të por goditja e Ilir Mustafës u ndal nga portieri dhe shtylla.
Skuadra gjilanase është 45 minuta larg që ta shkruaj historinë duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Conference League, pasi ndeshjen e parë e pati fituar me rezultat 1:2.