Përfundon pjesa e parë: Holanda në epërsi të dyfishtë ndaj ShBA-së

Përfundon pjesa e parë: Holanda në epërsi të dyfishtë ndaj ShBA-së

Ka përfunduar pjesa e parë Holandë-ShBA.

Sot ka filluar faza e eliminimit direkt dhe ndeshja e parë në mes Holandës dhe ShBA-së pas pjesës së parë u mbyll 2:0 në favor të ‘Tulipanëve.

45 minutat e parë dhuruan një ndeshje tejet të mirë, me dy kombëtaret që kërkonin të gjenin golin.

Por, më konkret ishin Holanda, pasi në minutën e 10` gjetën golin.

Pas një aksioni mirë të ndërtuar ishte Memphis Depay që i dha epërsinë holandezëve.

Amerikanët gjithashtu tentuan disa herë të barazojnë shifrat, por nuk arritën.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë ShBA kishin mundësi ideale për të barazuar, por nuk lejoi portieri i kombëtares së Holandës.

Por, rastet e krijuara i konkretizuan kombëtarja e Luios van Gaal, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Në minutata shtesë të pjesës së parë dyfishoi epërsinë Blind.

Mbetet të shihet se çfarë do ndodh pas 45 minutave të tjerë.

Related Articles