Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani e ka vlerësuar si të suksesshëm implementimin e projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë̈ i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”, duke theksuar se është bërë fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të kësaj zyre në dhënien e rekomandimeve dhe zbatimin e tyre nga organizatat buxhetore me qëllim që të përmirësohet dhe rritet transparenca dhe llogaridhënia.
Osmani me rastin e përfundimit të këtij projekti, tha se taksat e qytetarëve nga BE kanë shkuar në adresën e duhur, pasi projekti ka rezultate të mira.
Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe është zbatuar nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë me mbështetjen edhe të ekspertëve nga Institucionet Supreme të Auditimit të Kroacisë, të Republikës së Çekisë, të Letonisë, të Lituanisë dhe të Portugalisë.
Auditorit i Përgjithshëm i Polonisë, Marian Banass theksoi se Zyra Kombëtare si një institucion i pavarur është e rëndësishme për sundim e ligjit që paraja publike të shpenzohet në të mirën e tërë vendit.
Zëvendësshefja e Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Hillen Francke theksoi se projekti luan një rol të madh në transparencën dhe llogaridhënien e mjeteve financiare.
Projekti i shtatë i financuar nga BE-ja për ZKA-në kishte nis në tetor 2019.