Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca plenare lidhur me pyetjet parlamentare për ministrant e Qeverisë së Kosovës.
Mirëpo tashmë kjo senacë ka përfunduar.
Të pranishëm në sallën plenare ishin vetëm disa ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të legjislativit.
Lidhur me këtë deputetët opozitarë kritikuan ministrat për mos prezencën e tyre në seancë, derisa thanë se kjo është papërgjegjshmëri e tyre.
Në anën tjetër, ministrat e pranishëm nuk u përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve të PDK-së, siç thanë për shkak të mos votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Kjo nxiti që deputetët opozitarë të lëshojnë seancën plenare, derisa e njëjta për rreth një orë vazhdoi me prezencën e vetëm deputetëve të mazhorancës, të cilët parashtruan pyetje për ministrat e pranishëm.