Përfundon seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë

Përfundon seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë

Ka përfunduar seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë, e mbajtur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Para gjykatës u sollën tre të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Dy prej të akuzuarve, Spasojeviq dhe Toliq, kanë vendosur të mbrohen në heshtje, ndërkaq Maksimoviq pritet të deklarohet në seancën e ardhshme.

Gjykata bëri të ditur se do të ndërmarrë veprime për t’i mundësuar mbrojtjes shqyrtimin e provave materiale në Qendrën e Paraburgimit.

 Në seancën e kaluar, prokurori i rastit, Naim Abazi, propozoi administrimin e disa provave, përfshirë dy raporte përmes ndihmës juridike ndërkombëtare nga Amerika.

Related Articles