Ka përfunduar senca gjyqësore ndaj Albin Beqirt dhe Fatmir Tahirit, dy prej tre të arrestuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë.
T7 raporton se sipas dosjes së Prokurorisë, Albin Beqiri akuzohet sa ka blerë 10 numra te telefonit për të kontaktuar me pronarin e automjetit “Chevrolet” me të cilin të dyshuarit u arratisën pas grabitjes.
Ai gjithashtu dyshohet se me letërnjoftim të të dyshuarit tjetër, Fatmir Tahiri e ka blerë njërin nga këta 10 numra.
Avokatët mbrojtës, Nuhi Berisha dhe Naim Kurtishi e kundershtuan vendimin, duke theksuar se nuk ka asnjë baze ligjore per caktimin e masës së paraburgimit për klientët e tyre.
Vendimi per masen e paraburgimit u tha se do të merret sipas afatit të percaktuar ligjor.