Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Njësive Elitare të Policisë së Kosovës ka përfunduar para pak minutash.
Aktualisht nuk dihet nëse ky takim ka rezultuar me ndonjë marrëveshje.
Kryeministria do të dalë me një komunikatë lidhur me atë që është diskutuar mes dy palëve.
Takimi ka ardhur pasi pjesëtarët e NJSI-së kanë protestuar më 1 nëntor për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.