Takimi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe Emisarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar ka përfunduar.
Takimi u zhvillua prapa dyerve të mbyllura dhe nuk ka pasur deklarime për media.
Takimi në presidencë ka nisur në ora 16 e 30.
Emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar ka shkuar në presidencë i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ndërkohë në darkë, emisari special i Shteteve të Bashkuara do t’i presë liderët e partive opozitare në rezidencën amerikane në Prishtinë. Në Kosovë do të vijë edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.
Vizita e tyre në Kosovë vjen pak ditë pas takimit të fundit që kishin krerët nga Kosova e Serbia në Bruksel dhe pak kohë para se të nisë zbatimi i marrëveshjes për targat e automjeteve dhe fletë-deklarimet në kufi të paralajmëruar për 1 shtator.