Përfundon telefonata e Macronit me Putinin, ja çka diskutuan dy liderët

Përfundon telefonata e Macronit me Putinin, ja çka diskutuan dy liderët

Presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit francez Emmanuel Macron se trupat ruse do të largohen nga Bjellorusia pas përfundimit të stërvitjeve të saj ushtarake, raporton Reuters, duke cituar një zyrtar francez. Vendet perëndimore pa dyshim do t’i kushtojnë pak vlerë kësaj garancie, duke pasur parasysh se trupat ruse pritej të largoheshin sot.

Reuters raporton gjithashtu se të dy liderët nuk janë pajtuar në bisedën e tyre telefonike sot se kush është përgjegjës për tensionet në Ukrainën lindore, duke cituar një këshilltar presidencial francez. Macron fajësoi separatistët rusë, ndërsa Putini Ukrainën, tha zyrtari francez.

Putin dhe Macron u dakorduan që të përpiqen të sigurojnë armëpushim në Ukrainën lindore dhe ta organizojnë një samitin urgjent, shkruan The Guardian.

Të dy udhëheqësit folën në telefon për 105 minuta dhe rezultati, i konfirmuar gjerësisht nga Kremlini, sugjeron se Rusia mund të jetë e gatshme të tërhiqet nga pragu i një pushtimi të plotë të Ukrainës për të lejuar rinovimin e diskutimeve diplomatike.

Ministri i Jashtëm francez, Jean Yves Le Drian, do të takohet në ditët në vijim me homologun e tij rus Sergei Lavrov për të punuar në organizimin e një samiti të mundshëm në nivelin më të lartë me Rusinë, Ukrainën dhe aleatët.

Është shumë herët të thuhet nëse Macron i ka hyrë vetë kësaj përpjekjeje diplomatike të minutës së fundit, apo nëse ai ka mbështetjen e plotë për iniciativën e tij nga Washingtoni dhe Londra. Deri më tani, shumica e lëvizjeve të tij janë koordinuar me Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu u vendos që një takim i grupit të kontaktit trepalësh të mbahej “në orët e ardhshme” me qëllim që të “merret një angazhim nga të gjitha palët e interesuara” për armëpushim.

Related Articles