6 mijë e 670 maturantë në mbarë vendin kanë përfunduar testin e maturës në afatin e dytë.
Megjithatë një praktikë që zbeh këtë proces është ndërhyrja nga jashtë.
KlanKosova.tv ka arritur ta sigurojë një fotografi të një grupi në Viber që ishte në dispozicion të të gjithë nxënësve me përgjigjet që u dërgoheshin sipas grupit të testit.
Procesi i testimit ka filluar në orën 10:00 dhe ka përfunduar në 13:00, ashtu siç ka qenë e paraparë.