Ka përfunduar koha e votimit në Himarë.
Qytetarët sot janë drejtuar drejt qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.
Garuesit janë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga koalicioni Bashkë Fitojmë.
Deri në orën 18:00 pjesëmarrja e votuesve ka qenë 36.38 për qind, raporton Euroneës.al, përcjellë Gazeta Enigma.
Ndërkohë që orari zyrtar i votimit ka përfunduar pjesa më e madhe e qendrave të votimit janë mbyllur, dhe po merren konfirmimet për çdo QV.
Rreth orës 19:38 ka nisur edhe transportimi i kutive të votimit drejt KZAZ-ve. /Gazeta Enigma