“Përgjegjës për sulmin në Banjskë”/ Opozita serbe i lutet Borrellit: Sanksione vetëm për Vuçiçin

“Përgjegjës për sulmin në Banjskë”/ Opozita serbe i lutet Borrellit: Sanksione vetëm për Vuçiçin

Pesë parti të opozitës në Serbi pranuan dërgimin e një letre në adresë të kryediplomatit të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe sqaruan përmbajtjen e saj.

Ata pretendojnë se kanë kërkuar nga blloku që të sanksionojë vetëm presidentin Aleksandër Vuçiq, aleatët e tij të afërt dhe jo shtetin.

Nënshkruesit e letrës besojnë se Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës.

Opozita serbe kundërshton vendosjen e masave kundër shtetit, pasi siç thonë, do të rrezikonte Serbinë dhe rajonin dhe do të forconte euroskepticizmin dhe narrativën nacionaliste.

Në letrën dërguar Borrellit, përshëndetet kontributi i BE-së në ofrimin e zgjidhjeve në dialog, por vlerësojnë se ato kanë rezultuar të pamjaftueshme.

Related Articles