Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, ka reaguar lidhur me përgjimet e Mimoza Kusari Lila me Slavko Simiq..
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kur Radojçiç e ka telefonuar Fatmir Shehollin në emision, e ka pasur për qortim se pse ende nuk i kanë publikuar incizimet që ua ka dhënë atij dhe Beratit.
Thaçi ka thënë po ashtu se nuk mund të paguhesh nga ta e të mos jesh efikas.
Postimi i tij i plotë:
Kur e ka telefonu Radojqiqi Fatmir Shehollin në emision, me gjasë e paska pasë me e qortu (me i bërtitë) se pse nuk i kanë nxjerrë ende inçizimit që ua ka dhënë ai atij dhe Beratit. Se nuk mundesh edhe me u pagu prej tyre edhe mos me qenë efikas. Prandaj media te ne nuk është vetëm informim, sa është biznes.